Boksieri i famshëm bëhet baba për herë të gjashtë: Puna, as pasuria nuk kanë rëndësi para familjes

Boksieri i famshëm Tyson Fury ka njoftuar ardhjen në jetë shëndoshë e mirë të fëmijës së tij të gjashtë. Vajza me emrin Athena lindi të dielën, teksa Tyson e njoftoi me një postim në Intagram ku iu bënte thirrje mbështetësve të tij të luten për të voglën e familjes.

Tyson Fury bëhet baba për herë të gjashtë: Puna, as

Tyson Fury bëhet baba për herë të gjashtë: Puna, as

Disa orë para lindjes, gruaja e tij Paris postoi pamje nga dhoma e lindjes në spital që tregonin Tyson duke parë një ndeshje boksi nga telefoni i tij. “Edhe në këtë situatë ai po shikon boks,” shkroi Paris në videon e publikuar në Instagram.

Tyson Fury bëhet baba për herë të gjashtë: Puna, as

Çifti njoftoi se Paris ishte shtatzënë në shkurt, ndërsa Tyson tregoi se sa mirënjohës ishte ndaj Zotit dhe bahskëshortes së tij që do i mundësonin sërish të bëhej baba.

Kur u pyet nëse do ketë një anëtar të tetë të familjes së tyre 32-vjeçari tha: ‘Parisi është përsëri shtatzënë. Zoti na ka bekuar me një fëmijë tjetër dhe unë i jam shumë mirënjohës bashkëshortes time dhe Zotit’.

‘Unë kam një grua të bukur, fëmijë të bukur, ne të gjithë jemi të shëndetshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të jetë edhe për të gjithë të tjerët, shëndeti dhe familja juaj. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Puna, paratë, pasuria, karriera, asgjë nga këto nuk kanë rëndësi sepse mund të filloni një punë tjetër, mund të filloni një karrierë të re, mund të fitoni më shumë para, nuk ka rëndësi. E vetmja gjë që nuk mund të ndryshoni është familja juaj. Nuk mund ta çoni dëm kohën e humbur’, ka thënë boksieri në një intervistë të kohëve të fundit.

Tyson dhe Paris janë martuar që nga viti 2009 dhe janë prindër të vajzave Venezuela, 10 vjeç dhe Valencia Amber trevjeçare, si dhe djemtë John James, tetë vjeç, Tyson II, katër vjeç dhe Adonis, një vjeç.

Tyson Fury bëhet baba për herë të gjashtë: Puna, as

Ndeshja e planifikuar e Tyson kundër Deontay Ëilder u shty gjatë muajit korrik pasi boksieri u infektua me Covid. Ndeshja do të zhvillohet në muajin tetor të këtij viti.

Share With:
Translate »
167 Views