Bonusi i bebes, Rama: 11 fëmijë ditën e parë të 2023

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një psotimi në Facebook në ditën e parë të vitit 2023 ka bërë me dije se kanë ardhur në jetë 11 fëmijë pas orës 00:00.

Ai bën me dije se bonusi i bebeve do të jepet gjatë gjithë vitit ashtu siç u dha gjatë 2022-shit për 42.060  fëmijë.

“GËZUAR

Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu sikurse u mbështetën 42,060 fëmijë gjatë vitit 2022 e do të vijojnë të mbështeten me këtë program, ju uroj një vit të mbarë e të shëndetshëm”, shkruan kreu i qeverisë.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapura në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë

Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindërve u jepet një çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

Share With:
Translate »
136 Views