Bora Muzhaqi nuk u prononcua për Mateon! Shkruan status ndjese

Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi është gjetur e papërgatitur kur disa gazetarë i kanë drejtuar mikrofonin në lidhje me ngjarjen traumatike të 8 vjeçarit që u mor peng e u vra nga fqinji. Një ngjarje shokuese për të gjithë opinionin publik.

Gazetaret i janë drejtuar edhe për postin që ka si ministre e fëmijëve, për një rast fëmije të vrarë, por mesa është parë ajo nuk ka mundur të administroj momentin dhe ndoshta e prekur nga ngjarja ka zgjedhur të shmangë një koment, ose e vënë disa herë në tituj për disa lapsuse të vogla nga media.

Të dy këto faktorë mund të kenë ndikuar. Muzhaqi është në fillimet e karrierës dhe të shprehurin në publik nuk e ka pikën e saj të fortë, por me shkrim ministrja është shumë e qartë. Në një status të shkruar pastër, me një ndjesë, por edhe kundërsulm e ironi ndaj mediave që luajnë në ditë tragjike dhe provokojnë ajo i sqaron të gjitha. Lexo të plotë statusin e ministres Bora Muzhaqi:

“Ndjesë nëse kam lënë shteg për keqkuptimin e kujtdoqoftë që ka pritur një përgjigje tjetër nga unë, përballë disa mediave të cilat m’u gjendën përballë duke shkuar për një tjetër takim pune.

Jam thellësisht e prekur si të gjithë nga tragjedia e Fierit dhe besoj se gjithçka mund të bëhet më tutje për adresimin e çështjeve të pyetjes, do të bëhet, ashtu si duhet, nga institucionet. Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja.

Ndërsa për sa i takon sarkazmës politike apo mediatike me tragjedinë, nuk kam asnjë koment. E kam neveritur gjithnjë lojën publike me dhimbjen e shkaktuar prej tragjedive. Por sot e provova shijen e saj drejtëpërdrejtë. Vdekja e dhunshme e një fëmije nuk mund të jetë kurrë arsye për të luajtur me njeri-tjetrin. Ndjesë edhe njëherë atyre që kanë keqkuptuar përgjigjen time”, shkruan Muzhaqi.

 

Më herët, gjatë ditës së sotme, gazetarët e pyetënn se ccfarë masash janë marrë për rastet e abuzimeve me fëmijët. Ministrja tha “jam shumë vonë dhe më duhet të lëviz”, duke kërkuar dhe ndjesë për pamundësinë për t’u përgjigjur.

Share With:
Translate »
249 Views