“Era e qumështit ma kujtoi atë”, Morena Taraku rrëqeth me fjalët për të ëmën e ndjerë

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e ka humbur nënën e saj para shumë viteve, kur ishte ende e vogël dhe  ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të, dhe se humbja e saj për të do të mbetet një nga momentet më të hidhura në jetë.

 

 

Së fundmi, ajo ka ndarë më ndjekësit, një moment nga përditshmëria, që i ka kujtuar të ëmën, duke i emocionuar të jithë me fjalët. Morena ka treguar në një Instastory se një vizitë tek shtëpia e shoqes së saj dhe era e qumështit i ka kujtuar nënën e saj.

“Nuk kisha ndegju kohe te gjate erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna e saj kishte vën qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk e kisha nuhatur ere të tillë në kuzhinën e shtëpisë time… me dolën lot”, ka shkruar Morena duke shtuar se nuk e di as vet pse e ndau me të tjerët këtë histori.

“Po qaja si fëmijë s’me kishte ndodhur kurrë.. se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nenat sepse janë bota njerzimit.. Gjitha nenat e botes meritojnë dashuri pa fund”, ka përfunduar këngëtarja.

Sa i përket karrierës, Morena tashmë ka ndërtuar jetën e saj në shtetin turk, atje ku edhe ka zhvendosur të gjitha aktivitetet muzikore.

Share With:
Translate »
143 Views