Bora Zemani sot ndan dy gëzime në një ditë
Moderatorja Bora Zemani, sot ka premierën e filmit të saj “5 Herë Jo”. Me anë të një story në Instagram e kuptuam se pse ajo e ka zgjedhur pikërisht këtë datë, pasi djali i saj Arbori feston ditëlindjen. Ai mbush plot 9 vjeç.
Bora Zemani dhe ish-partneri Vin Veli i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2017.
Prej disa vitesh tashmë ajo është në një marrëdhënie me aktorin e humorit Donald Veshaj, ata kanë pasur disa kriza në marrëdhënien e tyre, por tashmë duket që gjërat mes tyre janë stabilizuar
Sot ata kanë premierën e filmit të tyre të parë “5 Herë Jo”. Çifti ka folur edhe për planet e tyre për martesë.