Bora Zemani tregon si ia ka shpjeguar djalit ndarjen nga Vin Veli

Një ndarje nuk është e lehtë, por kur në mes është edhe një fëmijë, bëhet edhe më e vështirë. Bora dhe Vin Veli, dyshja e shumë komentuar pas lajmeve për ndarjen, kanë një djalë së bashku, por si ja kanë shpjeguar ata ndarjen të voglit?

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Bora u shpreh se Arbori është shumë i vogël dhe nuk e kupton ende, madje ai tani po përjeton anën e mirë sepse çdo gjë e ka dyfish, dy torta, dy lodra etj.

“Arbori nuk e kupton, është 3 vjeç. Tani Arbori po përjeton vetëm anën e mirë të ndarjes që e ka çdo gjë dyfish. Kur ka ditëlindjen ka dy torta, shkon dy herë tek lodrat, një herë me mamin, një herë me babin, merr dy lodra gjithmonë, një nga mami, një nga babi”, tregoi Bora.

E pyetur me kë qëndron djali tani që ajo dhe Vin Veli janë ndarë, moderatorja u shpreh se Arbori qëndron herë me të, herë me babin e vetë, ku të dojë ai.

Share With:
Translate »
1198 Views