Bota e gatimit në zi, ndërron jetë në moshën 17-vjeçare fituesi i “Chopped Junior”

Fituesi i “Chopped Junior” dhe “Top Chef Junior” të Food Network, ka ndërruar jetë pak ditë para ditëlindjes së tij të 18 –të.

Fuller Goldsmith ka vdekur nga kanceri dhe lajmin e hidhur e dha kompania Magical Elves në Instagram.

“Jemi të shkatërruar pasi dëgjuam për humbjen e yllit të Top Chef Junior dhe Fuller Goldsmith. Ai ishte një kuzhinier i jashtëzakonshëm dhe fëmija më i fortë që ne kemi takuar ndonjëherë. Që nga momenti kur u prezantua, e dinim se ai do të kishte ndikim tek të gjithë rreth tij dhe do të ishte një forcë pozitive në botën e gatimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Goldsmith ishte një student në Tuscaloosa Academy dhe luftoi me leuceminë që në moshën katër vjeçe.

Në moshën 14 vjeçare, Fuller u shfaq në “Chopped Junior”. Ai fitoi konkursin dhe përfundimisht dhuroi çmimin e tij prej 10 mijë dollarësh në spitalin e fëmijëve në Birmingham.

Share With:
Translate »
41 Views