Bota s’ka qenë e vëmendshme, se Rihanna na e paska “treguar” me kohë emrin e djalit
Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky, e kanë quajtur bebushin RZA Athelston Mayers, sipas burimeve për Daily Mail, në nder të reperit dhe anëtarit të grupit Wu-Tang Clan. (Nëse do ta dish si shqiptohet emri, kliko këtu).
Ndonëse të gjithë ne kërkuam nëpër bizhuteritë e këngëtares, duket se s’kemi qenë aq të vëmendshëm dhe s’kemi kërkuar në vendin e duhur, sepse para se burimi ta konfirmonte lajmin, mund të themi se Riri, disa herë, përmes zgjedhjeve të saj në modë, na e ka treguar vetë emrin e të birit.
Ja provat:
Në gushtin e vitit të kaluar, ajo veshi bluzën me sytë e RZA, në të cilën shkruhej “Birth of a Prince” (“Lindja e një princi”) dhe tani që morëm vesh emrin e djalit, bën sens e gjitha.
Gjithashtu, në prill, Riri veshi këtë bluzë dhe një fund Saint Laurent. Bluza ka pikërisht logon e Wu-Tang.
Riri e ka shprehur hapur dashurinë për grupin që në vitin 2017.
Ajo dhe Rocky ia dolën ta mbajnë sekret emrin e bebushit, për pothuajse 1 vit. Ndërkohë, ajo është sërish shtatzënë me A$AP Rocky-n.