Botës iu shtua një princeshë tjetër, dhe të gjithë u shkrinë nga ëmbëlsia

Një princeshë nga ato të vërtetat ka sjellë në jetë pikërisht ditën e djeshme vajzën e saj.

Bëhet fjalë për Princeshë Madalenën e Suedisë e cila më datë 9 të këtij muaji është bërë nënë për herë të tretë. Princesha e vogël lindi në qytetin e Stockholm-it dhe menjëherë njerëzit dhe veçanërisht mediat u bënë kuriozë për të parë vogëlushen.

E veshur me rroba krejtësisht jo formale dhe vetëm pak orë pasi ka lindur, kjo është fotoja e parë e bebes. Emri i të sapolindurës është vendosur por nuk është bërë ende publik nga Familja Mbretërore.

Princeshë Madalena është në gjendje shumë të mirë pas lindjes, ndërsa Familja Mbretërore Suedeze është shumë entuziaste për ardhjen në jetë të pjestares më të re të saj raporton People.

E sapolindura është e 10-ta në rradhë pretendente për kurorë, pas vëllait dhe motrës së saj.

Share With:
Translate »
652 Views