Bradley Cooper u shfaq me vajzën në tapetin e kuq dhe interneti s’po i ndal dot komentet
Lea, vajza e Bradley Cooper dhe Irina Shayk, shoqëroi të atin në premierën e filmit “Maestro”, për të rrëmbyer zemrat e internetit.
E veshur me një fustan të gjatë me printe leopardi dhe me një palë pupa Mary Jane, Lea e vogël buzëqeshi gjithë kohës dhe pati ndërveprime dhe momente shumë të ëmbla me të atin, i cili dukej si babai më krenar në të gjithë mbrëmjen.
Bradley shumë rrallë e ka shfaqur të bijën në publik, ndaj ky rast mori vëmendjen e gjithë internetit. Njerëzit të emocionuar komentuan: “Pse po qaaaj?! Është një moment kaq i ëmbël dhe një kujtim kaq i bukur për vogëlushen”; “Mënyra se si ai i mban dorën më emocionon”; “Momenti më i lezetshëm i gjithë eventit”; “Shkriva fare”; “Një yll i vogël”; “Ai duket një baba shumë mbështetës. E gjitha kjo është kaq e ëmbël”; “Ajo s’mund të jetë më e bukur!”; “Duket një yll. Bradley është një baba fantastik. Shihni si buzëqesh, duket e lumtur dhe komode” ishin disa nga komentet.
Lea është 6 vjeç dhe duket një miks shumë i bukur i së ëmës modele, Irina Shayk dhe babit aktor, Bradley Cooper.