Britney Spears dëshiron një fëmijë me të dashurin 23-vjeçar

Britney Spears është raportuar se dëshiron të ketë një fëmijë me të dashurin e saj Sam Asghari.

Këngëtarja, tashmë nënë e dy djemve, thotë se dëshiron të shtojë familjen e saj.

Një burim tha Us Weekly se Britney ka folur për mundësinë e të pasurit fëmijë me të dashurin e saj 23 vjeçar.

Burimi tha: “36 vjeçarja ka folur me Sam për të bërë një fëmijë sëbashku. Ajo ishte shumë e re kur solli në jetë Sean dhe Jayden dhe ndjehet më e pjekur tani.”

Këngëtarja është shumë e dashuruar me Sam dhe pse nuk ishte në kërkim të një marrëdhënie kur filluan të dilnin.

Briteny u bë nënë për herë të parë kur solli në jetë djalin e saj Sean Preston më 2005 me ish bashkëshortin Kevin Federline dhe më pas lindi Jayden James një vit më vonë.

Kevin ishte bashkëshorti i saj i dytë, pas martesës me shokun e fëmijërisë Jason Alexander që zgjati vetëm 55 orë.

Por marrëdhënia e trazuar e çiftit përfundoi me divorc në vitin 2007.

Pas ndarjes me Kevin ajo kaloi edhe në disa romanca të tjera përpara se të lidhje me Dam në vitin 2016. Çifti u takua gjatë xhirimeve për klipin e Britney për këgën e saj Slumber Party.

Share With:
Translate »
633 Views