Britney Spears: Dua të bëhem sërish mama

Këngëtarja Britney Spears, ka zbuluar së  fundmi se dëshiron të bëhet sërish nënë

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Britney ka publikuar një fotografi , të një vajze të vogël që qëndronte në majë të gishtave pranë mamasë së saj.”Po mendoj te kem një fëmijë tjetër!

Pyes veten nëse kjo është një vajzë… ajo po qëndron në majë të gishtave të saj duke kërkuar diçka… kjo është e sigurt”,shkruajti këngëtarja në postim. Spears e ka shprehur edhe më herët se do donte të martohej me të dashurin e saj Sam Asghari dhe  të kishte një fëmijë me të. Ajo ka dy djem Jayden James 15 vjeç dhe Sean Preston 16 vjeç me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline.

Share With:
Translate »
177 Views