Burak Ozçivit tregon si i ndryshoi jeta pas lindjes së djalit: Ndalova së nxituari…

Aktori turk Burak Ozçivit i cili luan rolin e “Osmanit” në serialin shumë të ndjekur, në një intervistë për mediat turke ka folur rreth jetës së tij personale dhe sesi ka ndryshuar pas lindjes së djalit. Burak u shpreh se ai ka ndryshuar së brendshmi. Dikur i donte të gjitha gjërat njëherësh ndërsa pas lindjes së Karan, aktori ka mësuar të mos nxitohet dhe të mos ketë gjithçka nën kontroll. Burak dhe Fahriye publikojnë shpesh foto me të voglin e tyre në rrjete sociale. Çifti së fundmi u përfol për ndarje, por thashethemet duket se nuk ishin të vërteta. Ata postuan të dy në Instagram një video ku shfaqeshin së bashku me djalin e tyre duke luajtur të lumtur e të buzëqeshur.

Share With:
Translate »
694 Views