Reperi i dashur shqiptar, Buta, do bëhet baba për herë të parë.

Edhe pse lajmi kishte muaj që qarkullonte në media, ai e konfirmoi vetëm ditën e sotme. Artisti ndau dy foto me partneren e tij, e cila ekspozon barkun e rrumbullakousr. Në një foto ata pozojnë shtrirë krah njëri-tjetrit, kurse në foton tjetër Buta shihet me kokën te barku.

Postimin ai e ka shoqëruar me emojin e një familjeje, ku shihen prindërit dhe vajza, duke zbuluar se do bëhet baba i një vajze.

Buta prej shumë vitesh është i dashuruar dhe prej 2021 i martuar. Partnerja e tij quhet Fjolla dhe nuk është personazh publik. Edhe pse reperi ka ndarë shpesh foto me të në mediat sociale, Fjolla ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.