Ç’po bën me jetën djali i Tom Cruise dhe Nicole Kidman, fotoja që po shkakton reagime të shumta në rrjet
Djali i Tom Cruise dhe ish- bashkëshortes së tij Nicole Kidman, Connor Cruise, ka zgjedhur një jetë jashtë vëmendjes publike dhe Hollivudit ndryshe nga prindërit e tij.
29 vjeçari nuk ka qenë aspak aktiv edhe në rrjetet sociale, madje postimin e fundit e kishte bërë që një vit më parë. Në një foto në instastory para pak ditësh Connor uroi një mikun e tij për ditëlindje ku kishin dalë së bashku me një bulldog në krahë. Ai ishte i veshur me një polo të zezë, pantallona të shkurtra me ngjyrë të çelur, atlete gri dhe një kapele bejsbolli, duke i drejtuar gishtit lart kamerës.
Connor qëndron shumë kohë me babain e tij, por 29 vjeçari me profesion aktor shihet më shumë të mbështesë projektet e Tom sesa të gjendet vetë në sheshxhirime.
Në fund të qershorit, ai u pa duke bërë një hyrje madhështore me Tom Cruise teksa zbrisnin nga një helikopter në Londrën qendrore . Kjo paraqitje publike nxiti shpejt një valë reagimesh në rrjet, pasi sipas komentuesve djali dukej më i madh në moshë sesa babai i tij.
View this post on Instagram