Caitlyn Jenner, fjalë emocionuese për mbesën e sapolindur
Caitlyn Jenner është lumturuar shumë me lindjen e mbesës së saj të parë. E famshmja 68-vjeçare shprehu gëzimin përmes rrjetit social Instagram. Ajo postoi një foto të Kylie Jenner kur ishte bebe. “Vajza ime sapo solli në jetë një vajzë. Është e mrekullueshme të jesh krah teje gjatë këtij rrugëtimi. Bebja është aq e bukur që tani. Mezi pres ta shoh se si rritet”. “Kthim në kohë me vogëlushen time kur ishte bebe”, shkroi Caitlyn.