Çanta e rëndë? Asnjë problem me “school gym”

Sa peshon çanta e shkollës e fëmijëve tanë? Duke filluar që nga klasa e parë, e për të arritur me pas tek vitet e tjera. Vitet më të mira të jetës së fëmijëve kalon me çantë na sup dhe që peshon shumë më shumë se sa këshillojnë ekspertët.

Debati mes ekspertëve është mes çantës së shpinës, dhe asaj me rrota që tërhiqet. Edhe kjo e dyta thonë ata nuk është zgjidhje, pasi fëmijës do ti duhet të ngjisë shkallë, të ngrejë çantën peshë dhe mund t’i shkaktojë lëndime. 

Për këtë arsye, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë në këmbë, nëse e kanë afër, apo të luajnë e të vrapojnë gjatë orareve të pushimit. Nëse çanta mbahet në shpinë më pak se 20 minuta mund të mos ketë ndonjë problem, por nëse mbahet më shumë se kaq, mund të sjellë dhimbje të shpinës.

School Gym
Vetë mësuesi mund të bëjë sesione të vogla lëvizjesh për të thyer pak qëndrimin sendentar për disa orë në bankë. Mjaftojnë vetëm pak minuta për pak ushtrime school gym”, thotë fizioterapistja Alessandra Negrini. 

Mësuesja mund të udhëzojë fëmijët se si të bëjnë ushtrime. “Uleni kokën djathtas, duke afruar veshin me shpatullën djathtas, pastaj ngadalë në krahun tjetër për të hequr lehtësisht tensioni nga qafa, e mban këtë pozicion për disa sekonda,

Një tjetër ushtrim është: Me duart lart përkuluni ngadalë dhe mbani këtë pozicion për disa sekonda për tu kthyer në pozicionin e mëparshëm. Dhe për një posturë korrekte: Shtyni brrylat duke u përpjekur ti vendosni pas kurrizit dhe mbajeni këtë pozicion për të paktën pesë sekonda.

/TCh/

Share With:
Translate »
786 Views