Cardi B tregon momentin kur e kuptoi se ishte shtatzënë, pa bërë asnjë test
Këngëtarja e mirënjohur Cardi B ka zbuluar disa detaje më tepër lidhur me shtatzëninë e saj të tretë. Kjo gjë ndodhi në një video live në Instagram.
Cardi tha teksa ishte live në llogarinë e saj personale të Instagram-it se ajo e kuptoi menjëherë që ishte përsëri në pritje të ëmbël, nga një detaj i vetëm.
“Ishte rreth 20 mars ose 16 mars… ishte rreth atyre ditëve. U zgjova një mëngjes dhe goja ime kishte shije bakri. Fjalë për fjalë kishte shije si bakër. Kështu që unë thashë, ‘Oh zot. Kjo më ka ndodhur vetëm kur kam qenë shtatzënë’,” tha Cardi duke shtuar, “Kështu që unë e dija automatikisht që isha shtatzënë”.
Cardi zbuloi se sipas llogaritjeve të saj, ajo mendonte se ishte gjashtë ose shtatë javëshe shtatzënë, por vizita e saj me gjinekologen e la atë të tronditur.
“Ajo tha: “Ti nuk je shtatzënë në javën e shtatë apo në gjashtë të shtatzënisë. Ti je në javën e 17-të”. Dhe unë thashë, “Çfarë?”,”- kujton Cardi.
Për më tepër, Cardi tregoi se ajo u emocionua pasi pa sonografinë e bebit.
“Kur shikoj [sonografinë], ishte një foshnjë e formuar. Nuk ishte si një fasule e vogël. Ishte një foshnjë e madhe,” vazhdoi ajo. “Por unë nuk do të të gënjej, kur pashë atë sonogram dhe pashë që është si një fëmijë i formuar, pashë 10 gishta të këmbëve dhe 10 gishta të duarve, ndjeva menjëherë emocione të vërteta, të vërteta, të vërteta.”