“Çarli më kafshoi gishtin”/ Video më virale e Youtube shitet për rreth 760 mijë dollarë pas 14 vitesh
Videoja virale “Charlie Bit My Finger” tashmë do të hiqet nga ‘Youtube’ pasi është shitur për vlerën 760,999 dollarë.
Sipas BBC Familja Davies-Carr nxori në ankand 8 vite më parë videon 55 sekondëshe dhe vlera e saj u rrit në mënyrë dramatike në orët e fundit të ditës së dielë. Beteja e ofertave ishte midis dy llogarive anonime.
Në video shihet Charlie i cili kafshon gishtin e vëllait të tij Harry dhe është parë më shumë se 880 milion herë që kur u ngarkua në YouTube në 2007.
Faqja e ankandit thotë se fituesit të “NFT” do t’i jepet mundësia të “rikrijojë një interpretim gazmor të videos” që do të shfaqë “yjet origjinalë, Harry dhe Charlie”, të cilët tani janë përkatësisht 17 dhe 15 vjeç. Videoja u ngarkua në YouTube nga babai i Harry dhe Charlie, Howard, në 2007, sepse ai nuk mund ta dërgonte me e-mail tek kumbarët e tyre në Amerikë. Videoja është filmuar si “një pjesë e kapjes së momenteve të rastësishme ndërsa djemtë po rriteshin”, dhe se “padashur u bë virale”. Ata nuk kanë thënë se çfarë po planifikojnë të bëjnë me paratë.