Drama e ndarjes së Jolie dhe Pitt, aktorja akuzon gjyqtarin për kujdestarinë e fëmijëve

Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt mbetet një ndër ngjarjet më të bujshme hollivudiane. Pesë vite pas kërkesës për divorc, mosmarrëveshjet e tyre vazhdojnë për kujdestarinë e fëmijëve. Aktorja kërkon kujdestarinë e plotë të tyre ndërkohë që ka akuzuar ish partnerin për dhunë në familje.

Së fundmi, Angelina ka hedhur akuza ndaj gjyqtarit që merret me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve pas divorcit me Brad Pitt. Aktorja 45 vjeçare thekson se gjyqtari nuk ka lejuar që fëmijët e saj të dëshmojnë në gjyq. Jolie dhe më parë ka kërkuar që gjyqtari John Ouderkirk të heqë dorë nga çështja e divorcit.

Angelina Jolie says judge in Pitt divorce won't let children testify- The  New Indian Express

Ajo thotë se nuk ka pranuar prova të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. “Gjykatësi Ouderkirk i mohoi Jolie një gjykim të drejtë, duke përjashtuar në mënyrë të pahijshme provat në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, prova kritike për çështjen e saj.”

Will Brad Pitt, Angelina Jolie Clear the Air Between Them? Latter's  Godmother Thinks So | The Brown Identity

Jolie bëri kërkesë për divorc në 2016-ën, disa ditë pas një mosmarrëveshjeje në fluturimin privat të familjes së tyre nga Franca drejt Los Anxhelos. Pitt u akuzua se ishte abuziv ndaj djalit të tij atëherë 15-vjeçar, ndërsa avokati i Jolie tha në atë kohë se ajo kërkoi një divorc “për shëndetin e familjes”.

How Many Kids Do Angelina Jolie and Brad Pitt Have? | POPSUGAR Family

Share With:
Translate »
153 Views