Çdo ditë në sheshxhirim dhe me rol të veçantë, djali i Ermalit pjesë e serialit “H.O.T”

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një nga çiftet më të famshme të showbizit shqiptar. Moderatorja dhe sipërmarrësja e njohur ishte sot e ftuar në rubrikën “N’fermë” në E Diell me Mariana Kondin, ku përveç projekteve të saj personale foli edhe për ato të bashkëshortit.

Teksa u prek tema e serialit të tij të ri “H.O.T”, Ami zbuloi edhe rolin e djalit të tyre Joel në këtë projekt. Duke qenë se vajza e tyre Sia është ende e vogël, ai është i vetmi që ka treguar interes në aktrim, siç ka bërë edhe më herët kur ka qenë pjesë e filmit “I love Tropoja”.

Ami ka treguar se Joeli ka qëndruar gjithmonë në backstage gjatë xhirimeve të serialit të Ermalit dhe ai mban “çakun” mes skenave.

“Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit, e di ti e ke parë. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në backstage. Tani te xhirimet e Ermalit mban çakun. Po e tërheq më shumë pjesa e backstage-it se sa ajo përpara”, është shprehur ajo.

Share With:
Translate »
231 Views