“Çdo gjë kam mundur ta kaloj prej fëmijëve”, Angelina Jolie zbulon detaje të padëgjuara më parë nga jeta e saj

Në një intervistë të dhënë për ‘HarpersBazaar’, aktorja e njohur, Angelina Jolie ka zbuluar disa nga momentet më delikate në jetën e saj. Ajo ka pohuar se ka kaluar situata shumë të vështira, të cilat i ka kaluar falë fëmijëve të saj.

“Trupi im ka kaluar shumë gjatë dekadës së fundit, veçanërisht katër viteve të kaluara dhe unë kam të dyja plagët e dukshme dhe të padukshme për të treguar për të. Të padukshmet janë më të vështira për t’u luftuar. Jeta merr shumë kthesa. Fëmijët e mi e njohin veten time të vërtetë dhe më kanë ndihmuar që ta gjej përsëri dhe ta përqafoj. Ata kanë kaluar shumë. Unë mësoj nga forca e tyre. Si prindër, ne i inkurajojmë fëmijët tanë të përqafojnë gjithçka që ata janë”, është shprehur 44-vjeçarja gjatë intervistës, duke u treguar mjaft transparente.

Prej kohësh, Angelina është treguar tepër e sinqertë gjatë intervistave të saj, duke zbuluar për fansat detaje të padëgjuara deri më tani nga të gjithë.

Share With:
Translate »
408 Views