Çfarë do të ndodhë me shkollat tani, disa mësues rezultojnë me COVID-19

Drejtori i Zyrës Arsimore Kamzë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Mësohet po ashtu, se ai është shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit është e rëndë.

Nga ana tjetër, në Durrës kanë rezultuar pozitivë  tre punonjës të zyrës arsimore të qytetit. Zyrat që përdoren nga tre të infektuarit janë mbyllur.

Kurse, në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për Covid-19  tre mësues dhe një nxënës në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi”.

Në të gjitha rastet zyrtaret e ISHP marrin nesër vendimin nëse do të vijohet apo jo mësimi në këtë gjimnaz.

Edhe në Memaliaj raportohet se dy mësues janë infektuar m Covid-19. Megjithatë mësimi vazhdon normalisht dhe prindërit  i çojnë fëmijët në mësim. Mësuesit janë izoluar në banesë, pas analizave të tamponit.

Edhe në Kavajë raportohet se një mësuese e matematikës në gjimnaz është rikthyer pasi rezultoi pozitive me Covid, por megjithatë, pasiguria mbetet.

Për sigurinë më të mirë të qytetarëve do të merren masa për hetimin epidemiologjik, në rast se ka nxënës të tjerë apo mësues të infektuar.

Share With:
Translate »



369 Views