Çfarë duhet për bebin dhe dhomën e bebit

Kanë mbetur shumë pak ditë para ardhjes në jetë të fëmijës suaj dhe ju dëshironi t’i mbaroni të gjitha përgatitjet. Kërkoni të qetësoni nënën dhe fëmijën pas lindjes dhe ta kaloni sa më lehtë periudhën pas lindjes së fëmijës. Dhe sigurisht që për ta bërë këtë duhet të informoheni rreth dhomës së fëmijës, si duhet të jetë, çfarë duhen vendosur në të. Nënat e ardhshme duhet t’i hedhin një sy kësaj liste…

Si duhet të jetë dhoma e fëmijës

Ditët e para do ishte më e përshtatshme që fëmija të qëndrojë pranë jush sepse do të ketë nevojë për ju por ditët në vazhdim ai mund të kalojë në dhomën e tij dhe kjo do ishte më e dobishme si për ju ashtu dhe për fëmijën tuaj. Tani le të radhisim gjërat që do të na duhen për të arreduar dhomën e bebes:

Krevati: në fillim mund të merrni dhe një minishtrat dhe kështu nuk do të shpenzoni shumë. Mund ta përdorni lehtësisht 3 muaj e parë. Nëse do të përdorni një kosh të vogël tregohuni të kujdesshëm ndaj sfungjerit të hollë të vendosur  nën kosh, çarçafi dhe mbulesa nuk duhet të mbesin jashtë. Nëse do të merrni një krevat duhet të kini parasysh këto gjëra:

– shkopinjtë anash nuk duhet të jenë vendosur në një distance më shumë se 6,5 cm larg njëri tjetrit. Nëse mes tyre mund të kaloni një kuti lëngje frutash do të thotë që janë shumë të gjerë.
 
– të tregohet kujdes nëse tek pjesët e drurit është përdorur apo jo vernik i dëmshëm.

– duhet të ketë një çelës i cili hap kangjellat e krevatit.

Sigurohuni që të gjitha pjesët e krevatit janë montuar në mënyrën e duhur.

Po ku duhet ta vendosim krevatin? Ja disa këshilla:

Nuk duhet vendosur pranë murit të jashtëm të shtëpisë.

Mbajeni larg radiatorëve dhe kanaleve të ajrosjes.

Penjtë e perdeve nuk duhen zgjatur deri tek krevati i bebes.

Kujdes kur zgjidhni çarçafët:

4 çarçafë do t’ju mjaftojnë. Çarçafët duhet të përfshijnë dyshekun dhe të zgjaten deri në 5 cm poshtë tij.
Nëse çarçafi zvogëlohet pas larjes atëherë nuk duhet ta përdorni më si çarçaf për fëmijën. Nuk këshillohet vendosja e lëndëve sintetike të cilat nuk depërtojnë ujin.

Batanije: batanijet që mund t’i zgjidhni sipas klimës dhe stinës duhet të jenë të lehta. Dhe shallët e punuar me dorë do ta bëjnë mirë këtë detyrë. Për stinën e dimrit do ishte e mira të merrni batanije me përbërje leshi. Një batanije e lehtë dhe e ngrohtë do të jetë një zgjidhje praktike për ju dhe beben tuaj. 

Tavolina e veshjes: nëse keni marrë një komplet dhome për fëmijën duhet të keni dhe një tavolinë veshjeje, nëse akoma nuk e keni marrë atëherë ju këshillojmë ta merrni sepse një tavolinë e tillë do t’ju shërbejë kur ndërroni fëmijën. Ja sugjerimet për tavolinën e veshjes: lartësia e tavolinë duhet t’i përshtatet gjatësisë suaj. Nuk duhet të jetë më poshtë belit e as më lart gjoksit tuaj.

Për t’u ndjerë sa më i sigurt dhe ngrohtë fëmija, tavolina preferohet të vendoset pranë dritares.

Komo (dollapi i rrobave): një komo do t’ju lehtësonte jetën. Ditët e para bebet ndërrohen shpesh sepse gjatë këtyre ditëve ato mund të vjellin apo ndyjnë pelenat më shpesh sa të mësohen me jetën e re. Për këtë arsye një komo do të ishte shumë i vlefshëm për vendosjen e rrobave të fëmijës.

Abazhur: një llambë e vogël nate nuk do të bezdisë as fëmijën as ju. Një llambë e kontrolluar nga butoni pranë jush do t’ju kursejë shumë kohë.

Njomës ajri: një njomës ajri do të parandalojë tharjen e ajrit të dhomës dhe t’ju mundësojë një ambient sa më të shëndetshëm nëse shtëpia juaj është e pajisur me kaloriferë apo përdorni një sobë elektrike enkas për fëmijën. Krahas kësaj kjo do të ndikojë pozitivisht dhe të lehtësojë frymëmarrjen e fëmijës kur të ftohet.

Radio e bebit: është një lehtësim i madh për nënat që janë vetëm në shtëpi. Ky aparat do t’ju ndihmojë të dëgjoni menjëherë zërin e fëmijës dhe të ndodheni pranë tij.

Koshi i plehrave: ose koshi i pelenave. Sigurisht që s’është e thënë të merrni koshë që heqin erën e padëshiruar të pelenave, do të mjaftojë të merrni një kosh me kapak.

Kolltuk/kolltuk me tundje: kolltuku që tundet do t’ju qetësojë si juve ashtu dhe fëmijën kur e ushqeni me gji. Nëse nuk keni mundësi të merrni diçka të tillë atëherë mjafton të vendosni një kolltuk të thjeshtë në dhomën e fëmijës. Në këtë mënyrë do të ndiheni e qetë pa qenë nevoja të ndryshoni formë apo të sforcoheni në krevat. Mos harroni që periudha e ushqimit me gji është koha më e veçantë ku ju komunikoni direkt me beben.

Kukulla me muzikë: pasi kalojnë ditët dhe muajt e pare fëmija fillon të qëndrojë zgjuar dhe të shikojë përreth. Objektet plot ngjyra dhe muzikë që sillen mbi krevatin e tij do t’ia tërheqin vëmendjen.
Koshi i vogël: do t’ju shërbejë ta mbani fëmijën ku të dëshironi. Nëse dëshironi ta kontrolloni vazhdimisht fëmijën atëherë do t’ju duhet. Në këtë mënyrë fëmija edhe mund të flejë i qetë në të edhe mund të shohë përreth dhe të zbavitet kur zgjohet.

Përkundëse: është një gjë zbavitëse që mund të përdoret në periudhën kur fëmija fillon të vëzhgojë ambientin përreth dhe të qajë kur ndihet vetëm. Duke ndjerë kënaqësinë e përkundjes, lëvizjes fëmija juaj do të qeshë me të madhe. 

Karroca e fëmijës: megjithëse nuk mund t’ju shërbejë ditëve të para ju duhet të bëni kërkimet e duhura dhe të merrni një karrocë të përshtatshme për të.

Çanta: sigurisht që ju do të dilni për shëtitje dhe do të vizitoni të afërmit tuaj bashkë me fëmijën. Mbartja e një çante të madhe në të cilën mund të vendosni pelenat, rrobat rezerve, kremrat, losionet dhe ushqimin e fëmijës do t’ju lehtësonte shumë punën tuaj.

Prerëse thonjsh: do t’ju duhet një prerëse thonjsh enkas për fëmijë.

Termometër: ju duhet të mbani në shtëpi një termometër sepse në çdo rast shqetësimi ju duhet t’ia masni temperaturën. Mos harroni se diagnostikimi i pare është juaji para se ta çoni tek mjeku.

Tasi i përdorur për sterilizimin e shisheve dhe biberonëve: edhe pse mund  t’i lani në lavapjatë shishet dhe biberonët e bebes mund të dëshironi të zieni, një tas i gjerë dhe i thellë do të ishte ideal për këtë.

Biberonët: biberonët e përmasave të ndryshme do t’ju ndihmojnë  gjatë procesit të rritjes së fëmijës.

Vaska: do ishte më e përshtatshme nëse do të merrni një legen të vogël në të cilin mund ta lani lehtësisht fëmijën.

Shampo: duhet të zgjidhni një shampo të mirë e cila nuk ia djeg sytë fëmijës.

Krem kundër skuqjes: është një krem që duhet ta mbani gjithnjë pranë vetes. Një fëmijë me lëkurë të skuqur ka dhimbje dhe për këtë arsye ju duhet të zgjidhni një krem të përshtatshëm për lëkurën e tij.

Pudra: është një produkt që mund ta qetësojë beben.

Vaj trupi: një produkt perfekt për të qetësuar beben pas banjos.

Pecetat e lagura: është një nga ndihmëset më të mira për një nënë. Përpiquni të merrni peceta cilësore të cilat do t’ju shërbejnë të pastroni fytyrën, duart dhe të ndenjurat e fëmijës.

Pambuk: do t’ju duhet, prandaj mbajeni pranë.

Veshjet e fëmijës

Sigurisht që çdo prind kërkon të marrë rroba të zbukuruara për fëmijën e tij. Por mos harroni se fëmija juaj do të rritet shumë shpejt. Për këtë arsye ne ju kemi përgatitur një listë të gjërave të nevojshme për një fëmijë.
* bluzë: 6-8 copë
* mbështjellëse me rripa: 4-5 copë
* paliçeta, kominoshe : 4-6 copë, të holla dhe të trasha
* kanatiere: 6 copë
* çorape: 6 palë
* doreza: 4 palë
* përparëse: 3 copë,
* kapuç: 1-2 copë
* batanije : maksimumi 2 copë
* badi : 6 copë
* 6 batanije pambuku.
* peshqir: 2 copë/Start/
Read more at http://www.ikub.al/FEMRA_CATEGORY/1201170089/Article-Si-duhet-te-jete-dhoma-e-femijes-.aspx#uxrczl8Slmy129Ry.99

Share With:
Translate »
5894 Views