Vjen në jetë fëmija i parë me ‘in Vitro’ te “Koço Gliozheni”!

Ka ardhur në jetë fëmija i parë me ‘in Vitro’ për herë të parë pranë maternitetit “Koço Gliozheni”.  Foshnja lindi me peshë 4 kg e 250 gramë, ndërsa prindërit kishin 16 vite që e prisnin këtë moment.

“Mirë se erdhe në jetë, Soreja! Sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për prindërit e tu, Eridën dhe Xhemalin, por edhe për të gjithë ne që besojmë në mrekullitë e jetës. Pas një rruge të gjatë plot shpresë dhe përpjekje, ëndrra e tyre për të të mbajtur në krahë u bë realitet falë përkushtimit të ekipit të jashtëzakonshëm të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’ dhe procedurës së fertilizimit in vitro (FIV).

Vjen në jetë fëmija i parë me ‘in Vitro’ te

Kjo ditë është gjithashtu një moment krenarie për sistemin tonë shëndetësor publik, që përmes investimeve si Qendra e Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, ka bërë të mundur që shumë familje të realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur një fëmijë

Materniteti ‘Koço Gliozheni’ hapi siparin e kësaj procedure dhe me buxhetin e vitit 2025, do të nisë investimi që edhe në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ të ofrohet paketa e fertilitetit falas për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë.

Ne do të vazhdojmë të investojmë për kujdesin ndaj familjeve dhe grave, duke mbështetur çdo hap që çon drejt mrekullive të tilla”, tha ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Share With:
Translate »
82 Views