Çfarë duhet të dijë çdo prind për qumështin e lopës dhe ndikimin e tij tek shëndeti i fëmijës

Kur fëmijët nuk kanë mundësi për t’u ushqyer me qumësht gjiri për një numër të madh arsyesh, nënat e reja i drejtohen shpesh farmacive dhe alternativave të tjera. Formulat që gjeni nëpër farmaci janë shumë të ushqyeshme për fëmijët dhe rekomandohen nga specialistët për të gjithë fëmijët, po kur vjen puna tek qumështi i lopës, si duhet të veproni? Mos u mbështesni kurrë tek ajo që dëgjoni çdo ditë, dihet që qumështi i lopës është shumë i shëndetshëm për ju, por a mund ta dini që e kundërta ndodh me fëmijët? Sigurisht që jo, prandaj duhet të lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth kësaj.

Pse është e rëndësishme të prisni deri në moshën 1 vjeçare për të filluar qumështin e lopës tek fëmijët?

Organizmi i fëmijëve të porsalindur nuk është në gjendje ta zbërthejë qumështin e lopës ashtu siç bën me qumështin e gjirit apo formulën. Kjo për shkak se qumështi i lopës përmbanë shumë kripra minerale dhe proteina se llojet e tjera të qumështit, gjë që ja vështirëson më shumë punën organizmit.

Edhe pse ai ka në përbërje sasira të mëdha proteinash dhe mineralesh, qumështi i lopës ka mungesa të theksuara hekuri dhe Vitamine C, çka sjell aneminë tek fëmijët e vegjël. Por kjo nuk është e gjitha, ky lloji qumështi nuk siguron gjithashtu të gjitha yndyrnat e domosdoshme që kërkon trupi i foshnjes për t’u rritur më shpejtë. Por sapo fëmijët të kenë filluar të konsumojnë ushqimet e ndyshme, duhet të filloni ta ushqeni atë me qumësht lope.

Pse është i rëndësishëm qumështi i lopës pas moshës 1 vjeçare?

Qumështi i lopës është një burim i mirë kalciumi, përbërësi kryesor i kockave dhe dhëmbëve tanë. Kalciumi ndihmon trupin të rregullojë presionin e gjakut dhe kontrollin e muskujve. Në përbërje të qumështit të lopës gjejmë dhe Vitaminën D. Ai siguron gjithashtu proteinat dhe karbohidratet që i nevojiten trupit të fëmijës për të siguruar energjinë e nevojshme.

A është e nevojshme që të ndaloni gjirin kur filloni ta ushqeni fëmijën me qumësht gjiri?

Nuk është aspak nevoja që ju ta bëni këtë për aq kohë sa të dy jeni dakort, gjithçka shkon mirë. Madje kjo është diçka akoma më e mirë, sepse me anë të qumështit të gjirit ju zëvendësoni të gjitha mungesat ushqyese që ka qumështi i lopës.

Në periudhën që fëmijët kanë filluar të konsumojnë ushqimet si dhe qumështin e nënës, duhet t’i kushtoni shumë vëmendje sasisë së qumështit që ai konsumon. Nëse ju nuk e kontrolloni këtë dhe fëmijët abuzojnë me këto limite, atëherë e gjithë hapsira e stomakut do të zihet nga qumështi dhe fëmijët do të fillojnë të refuzojnë të hanë ushqim, sepse tashmë ndihen të ngopur.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
2541 Views