Si të gjeni dhuratën për të cilën fëmija juaj ka me të vërtetë nevojë?

Gjetja e dhuratës perfekte për fëmijët tuaj bëhet gjithnjë akoma dhe më e vështirë, edhe pse lodrat nuk e humbasin kurrë vlerën, duhet të tregohemi më të kujdesshëm dhe të saktë në atë çka vendosni të zgjedhni si dhuratë perfekte për fëmijën tuaj. Me rastin e festave të fundvitit që pothuajse kanë mbërritur, nuk keni shumë kohë për të menduar, kështu që ka ardhur koha të veproni në mënyrë të zgjuar.

Kur mendoni për dhuratën e fëmijës suaj, ju shkon menjëherë në mendje ndonjë kukull apo makinë, në bazë të gjinisë së fëmijës, por nuk është kaq e thjeshtë sa mendoni. Në çdo festë ju dhuroni të njëjtën lloji dhurate dhe kjo gjë e konfuzon shumë fëmijën dhe zvogëlon kuriozitetin e tij rreth saj. Ekspertët thonë që fëmijët të cilët kanë shumë lodra janë ata më të shqetësuarit dhe të cilët e harrojnë vlerën e një dhurate më shpejtë. Për të bërë një zgjedhje të zgjuar dhe shumë efikase ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

Bisedoni me fëmijën.
Ndonjëherë është shumë e rëndësishme të bisedoni me fëmijën tuaj për zgjedhjet që ju duhet të merrni në jetë. Ashtu siç ndodh dhe me dhuratat. Fëmijët duhet të vendosin se çfarë dëshirojnë në bazë të kushteve ekzistuese. Siç mund të jetë gjendja ekonomike. Kjo e bën fëmijët të tregohet më i arsyeshëm dhe të zgjedhë dhuratën që i pëlqen më shumë.

Pranoni gjithnjë këshilla nga të tjerët.
Ka raste kur disa të tjerë kanë më shumë eksperiencë se ju në lidhje me fëmijët dhe një këshillë nga ata nuk do të ishte keq. Në të njëjtën kohë ju tregoni mirësjellje dhe u jepni rëndësi të gjithve.

Bëini fëmijët të zgjedhin diçka të arsyeshme dhe që u nevojitet vërtet.
Jepuni sygjerime të shumta që në një mënyrë ta ndihmoni fëmijën të zgjedhë diçka. Prindërit duhet të sugjerojnë një artikull që do të sfidojë imagjinatën e fëmijës së tyre, si ato që fokusohen në artet dhe zanatet.

Vendosni disa kushte.
Para se fëmija ta ketë bërë zgjedhjen e tij vendosni disa kushte. Si diçka për të veshur apo për të lexuar. Çfarëdolloji gjëje që fëmija të zgjedh do të jetë e nevojshme.

Bëni një list dhuratash bashkë me fëmijën tuaj, ku nëpërmjet arsyetimeve të përjashtoni artikujt që nuk nevojiten shumë. Kjo zhvillon imagjinatën dhe logjikën tek fëmijët. Në të njëjtën kohë e bën atë më të arsyetueshëm.

Është shumë e vërtetë që kur bëjmë një dhuratë për fëmijën e dikujt, nuk keni bërë një dhuratë vetëm për atë, por edhe për prindërit e tij. Në këto raste zgjidhni një dhuratë të ndarë. Ku përfshihen bashkë fëmija dhe prindi. Blini një makinë të vogël për fëmijën dhe bashkangjitur saj diçka simbolike për prindërit apo dhe një shumë të vogël parash. Kjo i bën prindërit të besojnë se ju i keni kushtuar kohë fëmijës së tyre dhe nuk keni zgjedhur diçka spontane. Tani që keni lexuar këtë artikull, do të jeni më të informuar dhe të zgjuar kur zgjidhni një dhuratë jo vetëm për fëmijën tuaj, por edhe për vete.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.

Share With:
Translate »
760 Views