Çfarë duhet të dijë një femër për 40 ditët speciale të lehonisë?

Sot shoqëria ka ndryshuar shumë, megjithatë 6 javët e para pas lindjes vazhdojnë të mbeten një periudhë speciale për nënën e re.
Para shumë kohësh 40 ditët e lehonisë konsideroheshin si ditët “speciale” të cilat nëna duhet t’i kalonte në pushim absolutë, mundësisht duke qëndruar vetëm shtrirë në mënyrë që t’i dedikohej vetëm fëmijës, ndërkohë që gratë e tjera të shtëpisë merreshin me punët e përditshme. Sot shoqëria ka ndryshuar shumë, megjithatë 6 javët e para pas lindjes vazhdojnë të mbeten një periudhë speciale për nënën e re.

Lind një nënë!
Në momentin e lehonisë nëna fillon të mësojë si të njohë dhe përgjigjet nevojave të fëmijës, në mënyrë që marrëdhënia e tyre të forcohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Koha kalon ngadalë
Rutina e ditës gjatë javëve të para pas lindjes ndryshon shumë dhe nëna nuk duhet të përpiqet të kapë ritmet e ditëve para lindjes. Kjo është një fazë ku ora e gruas duhet të shkojë pas asaj të fëmijës, një fazë shumë e rëndësishme për të krijuar dhe forcuar një proces shumë të mirë të gji dhënies.

Trupi ndryshon
Uterusit duhet të marrë përmasat e mëparshme, organet e zonës abdominale shkojnë në vendin e tyre të mëparshëm, plaga e epiziotomisë apo operacionit duhet të rikuperojë, rrjedhjet vaginale zgjasin 3-4 javë etj. Nëna duhet të pushojë në mënyrë që t’i japë mundësi trupit të rikuperojë.

Nevoja për ndihmë
Është shumë e rëndësishme të keni pranë vetes njeriun tuaj më të dashur. Zakonisht nënat e reja zgjedhin të kenë pranë bashkëshortin apo nënën e tyre. Absolutisht nuk duhet të qëndroni vetëm për një kohë të gjatë.

Bëni shëtitje
Shëtitjet në ajër të pastër do t’i bënin mirë jo vetëm fëmijës por edhe juve. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur larg depresionin post partum.

Share With:
Translate »
1009 Views