Çfarë duhet të dini në lidhje me varianti Omicron gjatë shtatzënisë suaj

Është krejtësisht e natyrshme ngritja e shqetësimeve si një nënë e re në lidhje me shëndetin e foshnjes suaj në një kohë pandemie. Ndonëse, e tërë bota po përballet me virusin Covid, së fundmi është përhapur edhe varianti i tij i ri i quajtur Omicron.

Edhe pse është në qendër të vëmendjes, ekspertët janë duke tentuar që të japin të dhëna përfundimtare në lidhej me ashpërsinë dhe efektet e tij në shëndetin e njërzve, transmeton Gazeta Shneta.

Por, deri më tani, sa i rrezikshëm është varianti Omicron?

Ekspertët besojnë se varianti Omicron përhapet më shpejt dhe më lehtë te të tjerët, edhe në rast se personi i infektuar është i vaksinuar ose asimptomatik shkruan VeryWell Family.

Megjithatë, bazuar në të dhënat e mbledhura deri më tani, varianti Omicron duket se shkakton simptoma më të lehta sesa varianti Delta.

“Nuk dihet ende nëse varianti Omicron shkakton simptoma të rënda tek gratë shtatzëna në krahasim me variantet e tjera të Covid,” thotë Sherry Ross, gjinekologe në Kaliforni.

Për momentin, nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se varianti Omicron paraqet ndonjë rrezik më të madh për individët shtatzënë sesa variantet e mëparshme, thotë Charles Bailey, MD.

Për shkak se njerëzit tashmë janë të shtypur nga imuniteti gjatë shtatzënisë, marrja e COVID-19 gjatë shtatzënisë mund të jetë e rrezikshme.

Në përgjithësi, Covid mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek gratë shtatzëna sesa ato jo shtatzëna.

Sipas CDC, individët shtatzëna të infektuara me COVID-19 janë gjithashtu në një rrezik më të lartë për lindje të parakohshme.

“Gratë shtatzëna që infektohen me Covid kanë përqindje më të lartë të përballen me diabetin gestacional, lindjes së parakohshme, placentës previa, shkëputjes së placentës, mpiksjes së gjakut, komplikimeve të frymëmarrjes dhe lindjes me prerje cezariane,” shpjegon Dr. Ross.

Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse varianti Omicron mund të shkaktojë komplikime të tilla gjatë shtatzënisë.

Share With:
Translate »
39 Views