Çfarë??? Einxhel Shkira sapo konfirmoi shtatzaninë e dytë?
Çifti i shoëbizzit, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, u njohën gjatë spektaklit televiziv “BBV”, ku nisën dhe lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata u bënë prindër për herë të parë rreth 6 muaj më parë ku u bekuan me një djalë të cilin e quajtën ‘Trev”.
Por së fundmi ka dyshime se moderatorja mund të jetë sërish shtatzënë, kjo pasi fansat zbuluan një detaj të njëjtë nga shtatzënia e saj e fundit. Kur ishte në pritje të djalit të saj, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww”.
Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”
Këtë postim moderatorja e ka shpërndarë edhe në postimin e saj në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Lol sa mirë më njihni”. Gjë që lë të kuptohet se po konfirmon aludimet e fansave.