Çfarë gjeti Sky dhe Aferdita te familja e Jakubit në Çeki?

Pas një kohe të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aferdita është zhvendosur në Europë e më saktë në Republikën Çeke. Arsyeja lidhet me profesionin e bashkëshortit të saj Jakub Kindl pasi hokeisti është transferuar në një ekip europiam dhe kështu së bashku me Aferditën dhe Blue Sky do të nisin një jetë të re në Republikën Çeke.

Aferdita ka publikuar disa foto nga momenti kur ka shkuar në Çeki e ku është pritur me shumë dashuri nga familja e Jakubit. Modelja ka pozuar me kunatin dhe ka postuar edhe momentin kur gjyshja e Jakubit takohet me Blue Sky.

Aferdita tregon se ajo i ka dhënë edhe një dhuratë për djalin, një lodër me të cilën Jakub luante kur ishte i vogël dhe që ajo e ka ruajtur për shumë vite.
“Sa speciale, ajo e ka ruajtur për kaq shumë vite”-shkruan modelja.

Share With:
Translate »
146 Views