Çfarë lajmi! Çifti i famshëm italian në pritje të fëmijës së parë

Ashtu si për të harruar eliminimin e Juventusit nga Kupa e Italisë, Massimiliano Allegri ka marrë lajme të mrekullueshme nga jeta e tij private. Sipas të përjavshmes “Chi”, Ambra Angiolini, partnerja e teknikut italian, por pret një fëmijë.

Të dy, për momentin, jetojnë në qytete të ndryshme, ajo në Brescia dhe ai në Torino, por pikëtakimi është Milano, ku mësohet se kanë blerë një shtëpi dhe po e mobilojnë, që kur të vijë fëmija në jetë, gjithçka të jetë gati. Në muajin qershor, ata kanë programuar ceremoninë martesorë, që me sa duket, do të pasohet me një “dhuratë” të çmuar për çiftin.

Share With:
Translate »
553 Views