Çfarë ndodh në trupin e femrës që shkakton lindjen e fëmijës me autizëm

Një studim i kërkuesve suedezë zbuloi një lidhje mes Sindromës së Vezores Policistike me autizmin. Ky çrregullim mjaft i përhapur tek femrat duket se mund të jetë një prej shkaktarëve kryesorë të autizmit. “Zbuluam se nënat që vuajnë nga SVP janë 59% më të rrezikuara për të lindur fëmijë me autizëm”, thotë drejtuesi i kërkimit, Kyriaki Kasidou. SVP prek rreth 15% të femrave. Ky çrregullim shkakton zmadhimin e vezëve dhe krijimin e cisteve të vogla. Edhe pse studiuesit nuk kanë gjetur një shpjegim të vërtetuar për lidhjen e SVP-së me autizmin, arsyetojnë se ka të bëjë me nivelin tepër të lartë të hormonit androgjen, i cili ndikon në zhvillimin e sistemit nervoz tek foshnja. Përveç autizmit, SVP-ja ndikon në shtimin e rrezikut për obezitet tek fëmija. Ekspertët këshillojnë që, në rast Sindrome të Vezores Policistike, gratë duhet të marrin trajtimin e duhur përpara shtatzënisë. Burimi: “Popsugar”

 

 

 

Share With:
Translate »
1703 Views