Si rrezikoni duke përdorur letrat e lagura për lëkurën dhe beben tuaj

Janë të shumta rastet kur femrat përdorin pecetat e lagura për të hequr make-up-in, ose janë prindërit të cilët i përdorin te fëmijët e tyre. Por sipas një studimi të fundit, pecetat e lagura të bebeve mund të jenë të dëmshme për lëkurën e fëmijëve. Studiuesit dolën në përfundimin se shkak i mospërdorimit të tyre janë kimikatet që gjenden në këto peceta.

Dr Mary Wu Chang, profesor i dermatologjisë dhe pediatrisë në Universitetin e Mjekësisë Connecticut, tregoi një rast konkret ku një vajzë 8-vjeçare kishte pësuar skuqje, acarim të rëndë të lëkurës dhe rreth gojës nga përdorimi i këtyre pecetave.

Sipas Dr Chang, letrat e lagura të prodhuara në kompanitë e mëdha të  si  Johnson & Johnson, Cottonelle dhe Huggies, janë të rrezikshme për lëkurën. Kjo ka ardhur si pasojë e identifikimit të shumë rasteve të tjera të ngjashme me atë të vajzës 8-vjeçare.

Dermaologët bëjnë thirrje që të shihni me kujdes përbërësit e letrave të lagura, kur shkoni ti blini apo ti përdorni ato. Kjo pasi të jeni siguruar që nuk ka kimikate që dëmtojnë lëkurën tuaj dhe të fëmijës suaj.

Share With:
Translate »
655 Views