Çfarë ndodhi? Moderatori shqiptar “mbytet” në lot, ndërpret emisionin befasisht

Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i mbushur plot emocione për moderatorin Arjon Muça.

Në emisionin që ai moderon çdo ditë krah Arjola Shehut, ka qenë i ftuar grupi i muzikës polifonike Kuçi, që ka kënduar disa këngë.

Por, njëra prej tyre e ka emocionuar moderatorin pasi i ka kujtuar atij lidhjen e veçantë me gjyshin.

“Doja t’ju falënderoja sepse më zhytët në emocione të vjetra. Gjyshi im e dëgjonte…” nisi të tregonte ai por nuk mundi të vazhdonte. Në këtë moment kërkoi të ndërpritej emisioni. “Japim një klip sepse më duhet pak kohë”, tha ai.

Moderatori e ka marrë veten më pas dhe ka vijuar normalisht emisionin.

 

Share With:
Translate »
143 Views