Çfarë po u bëjmë fëmijëve?! 18 këshilla për të rritur fëmijë të shëndetshëm

Fëmijët e sotëm po privohen nga bazat e një fëmijërie të shëndetshme, siç janë:

• Prindër të pranishëm emocionalisht
• Kufizime dhe udhëzime të qarta e të mirëcaktuara
• Përgjegjësi
• Ushqyerje e ekuilibruar dhe gjumë i mirë
• Lëvizje fizike dhe dalje në natyrë
• Lojë krijuese, ndërveprim social, kohë boshe dhe momente mërzie

Në vend të këtyre, fëmijët po marrin:
• Prindër të shpërqëndruar nga pajisjet dixhitale
• Prindër tolerantë që e lejojnë fëmijën “të drejtojë botën”
• Ndjesi pushteti më shumë sesa përgjegjësie
• Gjumë të pamjaftueshëm dhe ushqyerje të pashëndetshme
• Stil jete pasiv
• Stimulim pa fund, përdorim të pajisjeve teknologjike si dado, plotësim të kënaqësisë në moment dhe mungese të momenteve boshe dhe të mërzitshme

Nëse doni fëmijë të shëndetshëm, duhet të kthehemi në bazë dhe kjo është mëse e mundur. Vendosni kufij dhe kini parasysh se jeni PRINDI, jo shoqja e fëmijës suaj. Ofrojini fëmijës suaj një jetë të ekuilibruar mirë duke i dhënë çfarë ka nevojë, jo çdo gjë që dëshiron. Mos kini frikë të thoni “ Jo” në rastet kur kërkojnë diçka që nuk iu nevojitet. Rekomandime:

• Jepuni ushqim të shëndetshëm
• Kaloni një orë në ditë në natyrë
• Hani një vakt familjar pa shqetësimin e teknologjisë
• Luani një lojë ku nuk përfshihen pajisjet teknologjike
• Angazhojeni fëmijën tuaj me një punë çdo ditë (palosje rrobash, rregullim të lodrave, shtrim tavoline etj)
• Vendosni një rutinë të rregullt gjumi në një dhomë pa pajisje teknologjike
• Mësojuni pavarësinë dhe përgjegjësinë duke i lënë të mundohen dhe të mësojnë nga dështimet e tyre të vogla
• Mos ia bëni ju gati çantën, mos ia mbani çantën, mos ia çoni në shkollë ushqimin apo librin që ka harruar, dhe mos ia qëroni bananen nëse është mbi 5 vjeç. Mësojani këto aftësi në vend që t’i bëni vetë.
• Mësojini të presin për kënaqësitë dhe lerini të mërziten nga koha boshe.
• Mos u ndjeni përgjegjës për të argëtuar gjithë kohën fëmijën tuaj.
• Mos e përdorni teknologjinë si kurë për mërzinë
• Mos e përdorni teknologjinë në restorante, makinë, vakte. Përdorini këto momente për tu stërvitur trurin që të funksionojë në momente mërzie.
• Jini të pranishëm emocionalisht për tu lidhur me fëmijën tuaj dhe mësojini vetëmenaxhim dhe aftësi sociale
• Fikni telefonin derisa ata të shkojnë në shtrat
• Bëhuni trajneri emocional i fëmijës suaj
• Mësojuni përshëndetjet, mbajtjen e radhës, ndarjen me të tjerët, mirësjelljen në tavolinë, aftësitë bashkëbiseduese
• Krijoni lidhje emocionalisht: buzëqeshni, përqafoni, puthni, gudulisni, lexoni, vallëzoni, kërceni, zvarrituni me fëmijën tuaj.

Share With:
Translate »
890 Views