Çfarë raporti ka me njerkën? Vajza e Kanye West e Kim Kardashian thuajse nuk njihet…

13-vjeçarja, e cil ka tërhequr vëmendjen për ‘piercings’ në fytyrë, si dhe për unazat në buzë dhe hundë në muajt e fundit, shijoi një ekskursion për pazar me reperin 49-vjeçar dhe arkitektin australian 31-vjeçar të enjten.

North u shfaq me flokë ngjyrë blu dhe me baluke. Ajo gjithashtu mbante veshur një palë pantallona të zeza të gjera, si dhe një bluzë me printime të zeza dhe atlete të rehatshme.

North mbante një çantë të vogël të zezë me një zbukurim të butë dhe e kompletonte veshjen me syze të zeza.

Nga ana tjetër, 31-vjeçarja Censori zgjodhi një veshje më të mbuluar, e cila përbëhej nga geta të zeza kapri të ngushta dhe një këmishë të zezë me mëngë të gjata.

Personaliteti i medias veshi një palë këpucë të zeza me majë të hapur dhe i la flokët të zbrisnin poshtë shpatullave në formë valësh të lehta.

Nga fotografitë e publikuara nga “Daily Mail” duket se North dhe Bianca kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën, pasi shfaqen të buzëqeshura teksa bëjnë shopping.

Share With:
Translate »
1 Views