Çfarë rrezikojnë fëmijët nëse nuk i hanë perimet?

Shumica e prindërve, i kanë parë fëmijët e tyre tek tundin kokën kur u duhet të hanë brokoli ose lakër.

Mirëpo, çuditërisht të paktën 1 në 5 fëmijë që janë 2 vjeçar kurrë nuk i kanë provuar perimet, thotë një studim i ri.

Studimi ka konkluduar se disa prindër janë lodhur aq shumë me betejën e përditshme për t’i ushqyer fëmijët me perime, saqë kanë ndaluar së provuari.

Si rezultat i kësaj, del se më shumë se 30,000 fëmijë në Britaninë e Madhe nuk hanë perime.

Studimi thotë se nëse ky problem i fëmijëve është i përkohshëm, nuk ka ndonjë dëm nga kjo punë.

Mirëpo, nëse refuzimi i tyre për të ngrënë kalcium, proteina, vitamina e minerale, mund të ketë rrezik që ai fëmijë të mos zhvillohet.

Mungesa e kalciumit, që ndodhet në qumësht dhe perime të gjelbra, mund të pengojë zhvillimin dhe forcimin e eshtrave.

 

Share With:
Translate »
685 Views