E pabesueshme, violinsti i famshëm shqiptar, është futur në universitet kur ishte 10 vjeç

Është një nga krenaritë e mëdha të Shqipërisë, për faktin se ai është një nga emrat më virtouz dhe më të famshëm në fushën e instrumentistëve shqiptar. I talentuar,  i njohur kudo në botë, Olen Çezari prezantohet sot si një nga figurat më të kompletuara në botën e artistëve të njohur.

Si i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Xing me Ermalin, prezantuesi i këtij formati u shpreh i mahnitur për faktin që pakkush e dinte deri më sot…Olen Çezari është futur për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura, kur ishte vetëm 10 vjeç, pra me një llogari të thjeshtë matematikore, ai ka përfunduar konservatorin e muzikës në moshën 14 vjeçare.

E besoni apo jo, kjo është e vërteta! Edhe pse prej vitesh ai ndan karrierën e tij dhe angazhimin profesional në zemër të Evropës apo edhe në kontinente të ndryshme të botës, Oleni zgjedh shpesh të jetë prezent me artin e tij këtu duke dhënë koncerte, apo edhe si i ftuar special në festivale dhe kompeticione të ndrysme artistike që organizohen në vend.

Share With:
Translate »
594 Views