“Charlie e do mamin fituese”/Françeska surprizohet nga i biri në ‘Big Love’

Pasditen e sotme, banorët e “BBV3”, janë pozicionuar në living teksa kanë marrë mesazhe me plot dashuri nëpërmjet ‘Big Love’.

Sakaq një mesazh tepër emocionues ka ardhur për Françeskën nga i biri dhe bashkëshorti i saj.

Nga emocionet e shumta, Françeska e kishte të pamundur leximin e mesazhit dhe për të e lexoi Roza.

Mama love you. E di që më mendon çdo ditë por unë jam shumë mirë. Sot kam gjithë ditën që luaj me top, tek shtëpia në Kashar shumë afër teje. Bëjmë xhiro përditë me makinë, shkojmë tek lodrat dhe unë ha akullore dy herë në ditë.

Kur të rritem edhe pak dhe të kuptoj më shumë do të më tregosh gjithçka për eksperiencën që po kalon. Je mami më e mirë në botë dhe Charlie e do mamin fituese!”

 

Share With:
Translate »
57 Views