Chiara Ferragni dhe Fedez në Disneyland Paris, portreti i një familjeje të lumtur
Chiara Ferragni ka aftësinë që të marrë shumë komente dhe pëlqime vetëm me një buzëqeshje e foto familjare, duke vërtetuar se ka një metodë shumë të vlefshme organizimi punë-familje.

Dhe kështu me udhëtimin e fundit në Paris për shfaqjet e modës aty, biznesmenia e njohur gjeti kohën të ndalojë në Disneyland Paris me Fedez dhe fëmijët e saj. Ata e kaluan ditën në mënyrën tipike, me patatina në duar, duke luajtur e duke shkrepur foto.
Për të argëtuar fëmijët edhe më shumë, Chiara, po qëndron në Disneyland, ku dhoma e tyre është argëtimi më i madh për Leon me një Spiderman mbi krevat.

Chiara dhe Fedez realizuan edhe ca nga ato fotot tipiket romantike teksa puthen, me sfond kështjellën simbol të atraksionit turistik.