Chiara Ferragni nga spitali ku është shtruar e bija: Shëndeti është luks

Chiara Ferragni dhe Fedez prej ditësh kanë postuar nga spitali ku po qëndrojnë prej vajzës së tyre Vittoria, e cila u përkeqësua nga një grip. Për shkak të saj ju detyruan që ta monitorojnë të voglën për disa ditë. Me një postim të fundit ajo informoi fansat dhe tregoi ndjesitë e saj.

“Një  foto e vjetër, sepse aktualisht jemi akoma në spital dhe mezi po presim të kthehemi në shtëpi. Vittoria po përmirësohet dita-ditës dhe jemi shumë mirënjohës për energjinë e mirë që po na jepni. Nuk ka më keq se të shohësh fëmijën e sëmurë, është e frikshme. Kur ndodhin të tilla gjëra kupton se shëndeti është luks. Mos e harroni”, u shpreh ajo.

 

 

Share With:
Translate »
303 Views