Çifiti i famshëm shqiptar prindër për herë të parë

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes mediatike, duket se Olti dhe Elona kanë lajme të mira. Ende nuk dihet me siguri, por është Drini Zeqo ai që ka zbuluar sekretin e çiftit që pritet të bëhen prindër. Në një foto të postuar në Instastory-n e tij, Drini shihet duke i prekur barkun Elonës, e cila, edhe pse përpiqet të mulojë fytyrën, e tregon entuziazmin. Drini nuk jep më shumë detaje për Elonën, por foton e shoqëron me “Uaaaauuu”, që duket se është shenjë e një lajmi të mirë. Do ta zyrtarizojnë apo jo, kjo mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme. Olti dhe Elona janë njohur në Londër (viti 2008) gjatë kohës kur kryenin studimet pasuniversitare, ajo për Politika Ekonomike në “London School of Economics” (LSE), ndërsa ai për Ligj Ndërkombëtar Tregtar në “City University London”. Kur u kthyen në Tiranë, filluan të frekuentoheshin me miqtë e përbashkët, derisa e kuptuan shpejt se raporti i tyre ishte më shumë se miqësi. Lidhja e dashurisë u kurorëzua në martesë në vitin 2014, një vit pas një propozimi romantik të Oltit në qytetin e Firences.

Share With:
Translate »
1471 Views