Çifti i Big Brother bekohen me djalin e dytë dhe zbulojnë emrin e veçantë
Ata janë një prej çifteve që u dashuruan në reality show Big Brother Albania dhe të vetmit që i kanë rezistuar kohës.
Bëhet fjalë për Neda Karafilin dhe Ogren Ballukun, të cilët disa vite më parë u martuan, pak pasi u bënë me djalin Serzh.
Por pak më vonë u mësua se Neda ishte sërish shtatzënë.
Mëngjesin e sotëm ajo ka bërë me dije se ka ardhur në jetë vogëlushi i saj.
Ka shkruar fare pak, vetëm emrin “Zai”, për të zbuluar ardhjen në jetë të të birit.
Duket se tashmë Neda dhe Ogreni e kanë konsoliduar familjen e tyre, duke e plotësuar atë.