Çifti i njohur i showbizit, do të bëhen prindër për herë të dytë

Çifti i njohur i showbizit, Zoe Kazan dhe Paul Dano do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë aktorja, e cila u shfaq me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit të saj “She Said” më 13 tetor në New York.

Edhe për një kopertinë të Marie Claire, gjatë promovimit të të njëjtit film, 39-vjeçarja u shfaq teksa mbulonte barkun e saj me fustane të ndryshme. Megjithatë, ajo nuk foli gjatë intervistës për familjen e saj, e cila po rritet edhe më shumë.

Kujtojmë që Zoe u bë nënë për herë të parë në gusht 2018 dhe së bashku me Paul mirëpritën vajzën e tyre, Alma.

Share With:
Translate »
78 Views