Çifti mbretëror ndan foton e parë të Princeshë Geraldine, mesazhi emocionues i Elia Zaharisë: Përshëndetje nga bota e ëngjëjve!

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia kanë ndarë foton e parë zyrtare të vajzës së tyre e cila erdhi në jetë pak ditë më parë, Princeshës Geraldine.

Përmes një postimi në facebook, Elia Zaharia tregon se sëbashku me bashkëshortin e saj po e shijojnë çdo moment të të qenit prindër.

Ndër të tjera ajo thotë se dita e lindjes së Princeshës së vogël ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë.

Elia Zaharia: Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!

 

View this post on Instagram

 

Elia, Leka dhe Geraldina e re ?#royalbaby #itsagirl #mbretereshageraldine

A post shared by Kids’ time (@kidstime.al) on

3

2

1

6

 

Share With:
Translate »
469 Views