Çifti mbretëror sjellin në jetë binjakë

Princi Christian i Hanover dhe Alessandra de Osma sapo mirëpritën binjakët! Nëse nuk i njihni Princin Christian dhe Alessandra: Princi Christian është trashëgimtari i Mbretërisë së Hanoverit të Gjermanisë. Ndërsa është trashëgimtari i një froni që përshkruhet si “i dobët” tingëllon më pak se ideal, besoni se ai dhe familja e tij po bëjnë absolutisht më të mirën. Sa për Alessandra, Princesha e Andeve, ajo është një ish-avokate, modele dhe një stiliste që vjen nga një familje super prestigjioze në Peru. Princi Christian dhe Alessandra u martuan në një ceremoni civile në Nëntor 2017, me një ceremoni të mrekullueshme të mbushur me disa celebrite si (Kate Moss, Princess Eugenie dhe Princesha Beatrice) në Mars 2018, dhe më 7 korrik të vitit 2020, ata mirëpritën binjakët.

Sipas burimeve të afërta thuhet se Alessandra lindi në Madrid, dhe të gjithë janë të shëndetshëm dhe të lumtur. Sa për emrat e tyre, çifti mbretëror e quajtën djalin e tyre Nicolas dhe vajzën Sofia. Familja nuk i ka publikuar ende pamjet e binjakëve, por mendojmë se do ta bëjnë në kohën e duhur. Urime prindërve të rinj.

Share With:



255 Views