Cila është më e lehtë dhe më pak e dhimbshme, lindja e parë apo e dytë?
Mënyra si përjetohet shtatzënia e dytë krahasuar me të parën ka ndryshime, e disa lehtësi për një nënë. Kjo ndodh pasi shtatzënia nuk është më një përvojë e re as për gjendjen fizike, as për atë emocionale. Në shtatzëninë e dytë nëna e di se çfarë e pret dhe ky është një avantazh.
Kush shtatzëni zgjat më shumë, e para apo e dyta?
Lindja e dytë si proëes zgjat më pak se e para sepse indet të cilat kanë qenë të ngurta në lindjen e parë, tashmë bëhen më elastikë. Kohëzgjatja e lindjes së dytë është përafërsisht sa gjysma e kohëzgjatjes së lindjes së parë, megjithatë kjo nuk është fikse. Ndonjëherë mund të varet nga disa faktorë si elasticiteti i fibrave muskulore, madhësia e fëmijës, kontraktimet, etj.
Përse lindja e dytë është më e lehtë?
Në fakt nuk është më e lehtë në kuptimin e parë të fjalës, thjesht indet janë më elastikë, duke qënë se pas lindjes së parë uterusi do të jetë “mësuar” të kontraktohet dhe për pasojë do ta ketë më të lehtë të prodhojë kontraksione të rregullta të cilat do të bëjnë të mundur hapjen më të shpejtë të qafës së mitrës.
A është më pak e dhimbshme?
Askush nuk mund të garantojë se lindja e dytë është më pak e dhimbshme se e para. Përjetimet fizike janë individuale tek seciala nënë.
Lindje natyrale apo operacion?
Për nënat që lindjen e parë e kanë kryer me prerje çezariane, ka shumë mundësi që edhe të dytën ta kenë me operacion. /Living.al