U lodhët me Kardashianët? Tani vjen familja Beckham

Pas reality show-t më të përfolur sot në botë, një tjetër mesa duket do të na mbajë mbërthyer. Bëhet fjalë për familjen e David dhe Victoria Beckham. Sipas burimeve të Daily Mail, çifti është në negociata e sipër me NBC-në.

Kjo vjen 11 vite pas dështimit të një shfaqje të ngjashme, “Coming to America”, por këtë herë Victoria është e bindur se pjesëmarrja e tyre do të jetë një hit i ri, që do tregojë një anë tjetër të familjes, të pazbuluar më parë.

“Në fakt ‘Coming to Amerika’ nuk rezultoi siç kishim shpresuar, por një shfaqje ku do të jenë edhe fëmijët është sigurisht një gjë tjetër”, sqaron Drejtori ekzekutiv i NBC-së.

Brooklyn, Romeo James, Cruz dhe vogëlushja Harper mund ta lëkundin fuqishëm anijen e Kardashian-ëve. Deri atëhere, jemi të gjithë sy e veshë!

Share With:
Translate »
623 Views