Cilat janë mitet dhe fakte që duhet të dini rreth abuzimit seksual të fëmijëve
Mit: Abuzimi seksual i të miturve është fenomen i rrallë.
Fakt: Abuzimi seksual i të miturve nuk është fenomen i rrallë. Për shkak se rastet e abuzimit seksual të fëmijëve mbahen sekret, shumë nga ‘to nuk denoncohen kurrë.
Mit: Në të shumtën e rasteve fëmijët abuzohen nga persona të huaj.
Fakt: Fëmijët më së shumti abuzohen seksualisht nga persona që njohin dhe që i besojnë. Afërsisht tre nga katër rastet e denoncuara, të miturit janë abuzuar seksualisht nga pjesëtarë të familjes, apo nga persona tjerë që konsiderohen të afërm të besueshëm të viktimës.
Mit: Fëmijët parashkollorë nuk duhet të edukohen dhe të dinë asgjë rreth abuzimeve seksuale te të miturit, sepse ndryshe do të tremben.
Fakt: Ekzistojnë programe të shumta edukative, që janë në dispozicion për t’i mësuar fëmijëve të vegjël se si të zhvillojnë aftësi për të mbrojtur veten, trupin e tyre dhe të bëjnë diferencimin midis prekjeve që janë “në rregull” dhe “jo në rregull”. Këto programe ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësitë themelore, në mënyrë praktike për tu vetëmbrojtur dhe jo për t’i frikësuar.
Mit: Fëmijët që janë abuzuar seksualisht nuk shërohen kurrë.
Fakt: Shumë fëmijë e tejkalojnë eksperiencën e abuzimit seksual dhe shëro
hen falë kombinimit të këshillave të ekspertëve, mbështetjes efektive të prindërve apo kujdestarit dhe personalitetit tyre të fort.
Mit: Abuzimi seksual i fëmijëve kryhet gjithmonë nga të rriturit.
Fakt: Një pjesë e denoncimeve seksuale te fëmijët janë kryer nga persona nën 18 vjeç. Kjo ndodh për shkak të kureshtjes që kanë të miturit rreth seksit.
Mit: Të diskutosh për abuzimin me një fëmijë, i cili është abuzuar seksualisht do e dëmtojë atë dhe do e bëjë të ndihet keq.
Fakt: Edhe pse fëmijët zgjedhin të mos flasin rreth eksperiencës së abuzimit, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se inkurajimi i fëmijëve për të folur rreth abuzimit seksual do t’i bëjë ata të ndihen më keq. Trajtimi nga një profesionist i shëndetit mendor mund të minimizojë problemet psikologjike, fizike dhe sociale e fëmijëve duke i lejuar ata të përpunojnë ndjenjat dhe frikën e tyre në lidhje me abuzimin.